Qeni besnik shtyn karrocën e pronarit
Ky është momenti kur një person me aftësi të kufizuara në një karrige me rrota shoqërohet nga qeni i tij në Filipine.
Fotot tregojnë Danilo Alarcon, 46 vjeç duke ecur në një rrugë në qytetin Davao me mikun e tij besnik Digong. Qeni shtatë muajsh, mund të shihet teksa ndjek të zotin e tij dhe shtyn karrocën duke përdorur hundën. Alarcon humbi aftësinë për të ecur kur pësoi një lëndim në shtyllën kurrizore pas një aksidenti me motor disa vite më parë./tvklan.al