Qentë e gruas nga Shqipëria shqyejnë 56-vjeçarin grek
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Patras në Greqi, ku një 56-vjeçar është sulmuar nga tre qen.
Policia greke thotë se pronarja e tyre është një 40-vjeçare shqiptare, e cila u arrestua menjëherë. Raportohet se gruas shqiptare i kishin dalë nga kontrolli tre qentë e saj, të cilët më pas i ishin sulur një kalimtari, pikërisht 56-vjeçarit.
Ky i fundit ka pësuar dëmtime në gjymtyrët e sipërme dhe në pjesë të tjera të trupit. Ai u dërgua me urgjencë në spitalin e Patras për të marrë ndihmë mjekësore. Mediat greke nuk kanë bërë të ditur identitetin e gruas shqiptare që u arrestua.
/tvklan.al