Qentë e klonuar të luftës përkrah Putin, të pajisur me ADN të specializuar


Qentë e klonuar të luftës përkrah Putin, të pajisur me ADN të specializuar

11:22 01/12/2016

Policia dhe shërbimet e sigurisë në Rusi janë duke testuar “qentë specialë”, të cilët janë klonuar për të nuhatur eksplozivët dhe drogën.

3 qentë e racës Malinois belg janë klonuar nga një profesor nga Koreja e Jugut, i cili një ditë shpreson se do rikthejë mamuthët në Siberi.

Dr. Hwang Woo Suk, ia ka bërë dhuratë qentë me vlerë 100,000 $ secili, policisë dhe shërbimeve sekrete në Yakutia, rajonit më të ftohtë dhe të pabanuar në botë.

Korean cloned dogs arrive in Yakutia

“Ata janë krijuar nga qelizat e qenve më të mirë nuhatës në Kore, duke trashëguar aftësitë e tyre”, tha Semyon Grigoryev, drejtori i muzeut ku qentë u prezantuan për herë të parë me publikun.

Ata janë qentë e parë të klonuar në Rusi, megjithatë shumë autoritete e cilësojnë klonimin si diçka jobiologjike që bie në kundërshtim me rregullat e natyrës./tvklan.al





Të ngjashme