Qentë e rrugës dhe nisma nga Bashkia për asgjesimin e tyre (07 Janar 1999)
Qentë të cilët mbushin jo vetëm rrugicat, por edhe bulevardet dhe sheshet më të mëdha të kryeqytetit, parashikohet të bien përsëri nën tytën e çiftes së Bashkisë së Tiranës. Paralajmërimi i krerëve të Bashkisë si dhe oraret e vendosura nga vetë ajo duket se kanë çuar në mbylljen e qenve shtëpiakë nga ora 23.00 deri në oreë pesë. Për këtë aksion është prononcuar nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Ramiz Balla.
“Siç dihet për Bashkinë e Tiranës janë problem qentë “rrugaçë.” Vjet statistikisht ne numëronim rreth pesë mijë qen. Me një aksion, me ndihmën edhe të komisariateve të policisë arritëm të asgjesonim 1500 qen “rrugaçë”.Për fat të keq vjet u bë në periudhen e verës, që ishte pak e
rrezikshme për epidemitë. Këtë vit kemi menduar t’a fillojmë që në fillim të vitit. Në janar, kemi ngritur brigadën apostafat për këtë qëllim, të pajisur me armë dhe fishekë që janë për këtë lloj pune dhe besoj se në muajin Qershor do të jenë asgjesuar gati gjysma e qenëve “rrugaçë” që ekzistojnë.“/tvklan.al
Gazetar : Aldon Lipe