Qeveria, 1 milion euro për kuqezinjtë
Qeveria mori vendimin të shpërblejë me 1 milionë euro Kombëtaren e Futbollit, pas fitores 1 – 0 me Rumaninë, që e mban përfaqësuesen ende në lojë për kualifikimin për në fazën tjetër.
Vendimi parashikon që shuma që do të merret nga fondi rezervë i buxhetit, të kalojë nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve në llogari të Federatës Shqiptare të Futbollit për t’u përdorur për shpërblimin e ekipit kombëtar. Veç shpërblimit financiar, Kryeministri Rama u premtoi lojtarëve dhe stafit të ekipit kombëtar, pasaporta diplomatike. Ai e bëri këtë premtim gjatë një bisedë telefonike që pati me presidentin Duka dhe futbollistët menjëherë pas fitores me Rumaninë, videon e së cilës e postoi vetë në rrjetet sociale. Lojtarët u përgëzuan jo vetëm nga Kryeministri, por edhe nga Kryetari i Kuvendit, i cili i telefonoi trajnerit De Biasi. Veç shpërblimit 1 milion euro nga qeveria, Kombëtarja do të përfitojë 1 milion euro të tjera nga UEFA, e cila e ka përcaktuar këtë vlerë si shpërblim për çdo skuadër, që arrin fitore në Europian. Kalimi i turit vlen 1 milionë e gjysmë euro, ndërsa për pjesëmarrjen shpërblimi është 8 milionë euro. Tv Klan