Qeveria, 5 mln lekë për familjen e ish – efektivit të vrarë


Qeveria, 5 mln lekë për familjen e ish – efektivit të vrarë

18:30 14/09/2016

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot dhënien e një ndihme financiare prej 5 milionë lekësh për familjen e ish - efektivit të policisë, Adrian Kodra, i vrarë në krye të detyrës.

Siç thuhet në vendim, kjo ndihmë do të merret nga fondi rezevë i buxhetit të shtetit, ndërsa për zbatimin e këtij vendimi është ngarkuar Ministria e Brendshme dhe ajo e Financave.

qeveria-kodra

Një ditë më parë, Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i shoqëruar nga efektivë të FNSH – së së Shkodrës, shoqëruan në ditën e parë të shkollës djalin e të ndjerit Kodra, në shenjë respekti për babain e tij.

Ardian Kodra ra në krye të detyrës paraditen e 2 Gushtit, në Torovicë të Lezhës, gjatë përpjekjes për të arrestuar David Qosen, i cili qëlloi me armë zjarri në drejtim të efektivit duke i marrë jetën./tvklan.al





Të ngjashme