Qeveria akordon fonde për rregullimin e rrugëve më të rëndësishme të kryeqytetit (8 Prill 2001)


Qeveria akordon fonde për rregullimin e rrugëve më të rëndësishme të kryeqytetit (8 Prill 2001)

12:26 08/04/2001

238 milionë lekë do të vihen në përdorim të sistemimit dhe asfaltimit të 3 rrugëve në Tiranë. Kështu ka vendosur në mbledhjen e fundit këshilli i ministrave i cili ka miratuar një fond shtesë në buxhetin e Ministrisë së Punëve Publike. Rrugët që kanë përfituar nga ky investim janë “Aleksandër Moisiu”, rruga “Bajram Curri” dhe “Mihal Grameno”.

Kjo është rruga “Aleksandër Moisiu” e cila ndodhet në një gjendje të mjerueshme. Këtu do të punohet për rehabilitmin e rrjetit të ujësjellësit, kanalizimeve, ndriçimin dhe rregullimin e trotuareve. Fondi i akorduar për këtë rrugë, kap shifrat 125 milionë lekë.

Ndërsa për rrugën “Mihal Grameno” parashikohet të vendosen rreth 1200 metra lineare bordura parafabrikat krahas asfaltimit. Sipas projektit të Bashkisë së Tiranës duke patur parasysh trafikun e konsiderueshëm që ka rruga “Bajram Curri” do të synohetqë ky segment të ketë një qëndrueshmëri më të lartë./tvklan.al






Të ngjashme