Qeveria bën bilancin e tërmetit
Çuçi: Strehojmë menjëherë familjet e viktimave
Ministri fuqiplotë për gjendjen e jashtëzakonshme pas tërmetit, Bledi Çuçi, bëri sot një bilanc të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 Nëntorit. Në mbledhjen që qeveria bëri mëngjesin e sotëm, Çuçi tha se sot do të përfundojë strehimi i gjitha familjeve të viktimave.
Sipas tij, deri tani janë strehuar 12 mijë persona në hotele, çadra, qendra sociale, palestra, etj. Sa u takon dëmeve, numërohen 26 shkolla të dëmtuara, nga të cilat 15 në Durrës, 2 në Lezhë dhe 9 në Tiranë.
Nga objektet e verifikuara në Durrës 242 janë shpallur të pabanueshme ngah të cilat 27 duhen prishur. Ndërsa në Tiranë janë 525 pallate të dëmtuara, 3921 banesa dhe 146 biznese.
Edhe në Lezhë janë 400 banesa të dëmtuara./tvklan.al
Tv Klan