Qeveria deklaron pasurinë (9 Shtator 1999)


Qeveria deklaron pasurinë (9 Shtator 1999)

12:13 09/09/1999

Në mbledhjen e sotme Qeveria Shqiptare në mbështetje të nenit 102 pika 3 e Kushtetutës, ka nxjerrë urdhërin mbi publikimin e pasurivë të funksionarëve të lartë të pushtetit ekzekutiv.

Në këtë urdhër thuhet se për të realizuar transparencën në deklarimin e pasurive të drejtuesve dhe funksionarëve të lartë të pushtetit ekzekutiv, funksionarët që në strukturën organizative të Këshillit të Ministrave zënë poste drejtuese politike dhe publike, deri tek drejtorët e Drejtorive në Ministri, Prefektura dhe institucione qëndrore në varësi të Këshillit të Ministrave duhet të deklarojnë pasurinë për vete dhe familjet e tyre.

Informacioni i mbledhur nga drejtoritë e personelit do të dërgohet pranë Drejtorisë së Personelit dhe Organizimit të Shërbimeve Teknike, në aparatin e Këshillit të Ministrave dhe pasi të përpunohet do t’i dërgohet për publikim Ministrisë së Informacionit brenda datës 15 Tetor 1999./tvklan.al






Të ngjashme