Qeveria dështon në punët publike (9 Dhjetor 1998)


Qeveria dështon në punët publike (9 Dhjetor 1998)

11:08 09/12/1998

Viti 1998 i cili solli si term punët publike duket se fillimisht kënaqi shumë vetë dhe punësoi mjaft njerëz por vetëm për një periudhë 3 mujore me pas njerëzit mbetën sërish të papunë. 200 mijë të regjistruar si të papunë në vitin 1998 dhe vetëm 30 mijë kanë përfituar për një periudhë të shkurtër kohore nga punët publike.Këto janë masa emergjente që shteti merr dhe lehtësoi paksa disa familje të varfëra.

Me gjithë angazhimin e qeverisë dhe të Ministrisë së Punës duket se puna publike dështoi dhe nuk ishte mjaft stimuluese. Ndaj për vitin 1999 qeveria vetë ka ulur buxhetin për këto punë dhe do të ndërhyjë me programe të kualifikuara që janë programe të nxitjes së punësimit. Duke i mbështetur punëdhënësit sa më shumë për të marrë në punë sa më shumë njerëz si dhe do të financojë për trajnimin profesional të tyre që vlen më shumë sesa një punësim sezonal./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti






Të ngjashme