Qeveria do të rrisë pensionet përmes riindeksimit


Qeveria do të rrisë pensionet përmes riindeksimit

14:30 01/10/2016

Qeveria pritet të rrisë pensionet përmes riindeksimit të tyre. Deklarata është bërë nga Ministri i Mirëqënies, Blendi Klosi në Shtëpinë e të Moshuarve në Shkodër. Në kuadër të ditës së të moshuarve, Ministri Klosi vuri në mënyrë simbolike tullën e parë të rikonstruksionit të shtëpisë së tyre.

“Ne si Ministri jo vetëm kemi ndërtuar ligjet e reja të cilat do të kërkojnë ngritjen e institucioneve të reja, si ajo e ndërmarrjeve apo përkujdesit social, por po punojmë fort që sot t’ju japim një lajm të mirë: atë të ngritjes së pensioneve. Duke kërkuar një riindeksim të gjithë skemës së pensioneve”.

Klosi tha se Minsitria që ai drejton, buxhetin më të madh ia ka dedikuar qendrave të të moshuarve në të gjithë vendin. Minisitri kërkoi vëmëndje më të madhe nga shoqëri për t’u përkujdesur për njerëzit e moshës së tretë.

Tv Klan






Të ngjashme