Qeveria do t’i paguajë “Bankers” 37 mln dollarë
Qeveria shqiptare do të duhet t’i paguajë kompanisë së naftës “Bankers Petroleum” 37 milionë dollarë.
Kështu ka vendosur kompania e pajtuar me konsensus mes Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë dhe Kompanisë Bankers, për të zgjidhur konfliktin e nisur në vitin 2013 për llogaritjen e taksave që duhet të paguante kompania e naftës për vitin 2011.
Ishte një audit i AKBN, që konstatoi parregullsi në pagesat e taksave për këtë vit që kishin të bënin me shpenzimet dhe tatim fitimin në shumën 57 milionë dollarë. Drejtoria e Tatimeve bllokoi llogaritë e kompanisë dhe çështja shkoi në Gjykatën e Arbirtrazhit.
Aty palët ranë dakord që të afronin një kompani të huaj audituese, e cila do të bënte verifikimet dhe vendimet e saj do të ishin detyruese për secilën palë. Ndërkohë Bankers kishte filluar me shlyerjen e detyrimeve, duke depozituar gradualisht 37 milionë dollarë. Por këtë të hënë pala e tretë audituese e përbërë nga një panel i përbashkët me ekspertë të Price Waterhouse Coopers dhe kompanisë konsultuese, Navigant, shpalli vendimin e saj çka e detyron qeverinë të kthejë mbrapsht 37 milionë dollarët e paguar nga kompania dhe të heqë dorë nga kërkesa e 20 milionë dollarëve të tjerë.
Tv Klan