Qeveria e re Jugosllave (24 Tetor 2000)


Qeveria e re Jugosllave (24 Tetor 2000)

15:32 24/10/2000

Është krijuar sot qeveria serbe e tranzicionit me kryeministër Miniç . Qeveria serbe e tranzicionit e miratuar sot nga parlamenti i ka propozuar presidentit të Serbisë Milutinoviç të vendosë në lidhje me shpërndarjen e parlamentit duke i hapur rrugën kështu thirrjes së zgjedhjeve legjislative të parakohshme.

Gjatë sesionit të saj të parë, qeveria serbe e tranzicionit, arriti në mënyrë unanime në përfundimin se është e nevojshme të zbatohen të gjitha dispozitat e parashikuara nga marrëveshja e 16 tetorit në lidhje me thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme legjislative në Serbi. Marrëveshja e 16 tetorit u arrit mes reformatorëve të Presidentit Koshtunica, socialistëve të Millosheviç si dhe përfaqësues të lëvizjes serbe të Drashkoviç./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori






Të ngjashme