Qeveria gjermane dhuron makina plehrash për qytetet shqiptare – (16 Mars 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Për të modernizuar shërbimet publike e për të mos lënë asnjë sipërfaqe të ndotur në qytetet tona, ka menduar republika gjermane. 6 makina dhuratë, që transportojnë plehra dhe që do të zbardhin rrugët tona nuk janë ndonjë dhuratë e madhe, por ceremonia dhe mbërritja e ambasadorit gjerman, tregon përkujdesje dhe dashamirësi.
Këto makina do i shpërndahen 6 qyteteve të përzgjedhura pilot, Korçë, Pogradec, Elbasan, Lushnje, Berat e Kuçovë. Projekti që ndihmon administratat lokale të këtyre qyteteve, do të zgjasë mbi dy vjet. Qeveria gjermane, ka përcaktuar një këshilltarë, që do të ndjek nga afër punët për pastrimin e qyteteve. Kontributi i palës gjermane në këtë projekt është 600 mijë euro./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti