Qeveria greke: Mund t’a braktisim Euron (04 Janar 2012)


Qeveria greke: Mund t’a braktisim Euron (04 Janar 2012)

12:55 04/01/2012

Greqia rrezikon të dalë nga Eurozona dhe t’i rikthehet monedhës së vjetër Dhrahmisë, nëse qeveria nuk arrin të nënshkruajë me huadhënësit ndërkombëtarë marrëveshjen për një ndihmë të dytë financiare. Paralajmërimi këtë herë vjen nga një zyrtar i qeverisë, zëdhënësi i saj Pantelis Kapsis. Gjatë një interviste për televizionin grek Skai, ai tha se pasojat e daljes nga Eurozona do të ishin mjaft të rënda për Greqinë.

Kapsis theksoi gjithashtu se 4 muajt e ardhshëm do të jenë mjaft të rëndësishme për vendin. Ai përjashtoi mundësinë e riformatimit të kabinetit qeveritar ndërsa theksoi se nuk do të ketë zgjedhje të reja përpara muajit Prill. Për të shmangur daljen nga Eurozona, Greqisë i duhet të përfitojë patjetër këstin e dytë të ndihmës prej 130 miliardë euro. Megjithatë kreu i Eurogrupit, Zhan Klod Junker tha rikthimi i Greqisë tek monedha e saj e vjetër nuk është skenar i besueshëm. /tvklan.al






Të ngjashme