Qeveria greke zhvillon mbledhjen e parë
Qeveria greke ka zhvilluar mbledhjen e saj të parë. “Na
pret një punë shumë e madhe, por kam besim absolut në kapacitetet tona për tëndryshuar Greqinë”, theksoi Kyriakos Mitsotakis në fjalimin e tij të parë sikryeministër.“Kërkuam mandat të fuqishëm dhe qytetarët na e dhanë me bujari. Tani erdhi momenti të bashkojmë grekët në një vizion prosperiteti. Puna ka filluar”, shtoi kreu i qeverisë së re greke.
Mitsotakis paraqiti 12 prioritetet e kabinetit të tij, ku
i pari është arritja e ritmeve të larta të zhvillimit ekonomik, përmes shtimittë investimeve dhe krijimit të vendeve cilësore të punës.Siguria për qytetarët, kohezioni social dhe solidariteti
për shtresat në nevojë, si dhe një sistem arsimor bashkëkohor, janë sipasradhës prioritetet kryesore.Mitsotakis tha se një nga dy projektligjet e para që do
të paraqiten, është ai për uljen e tatimeve për qytetarët dhe biznesin.I vetëdijshëm se qytetarët e votuan pse shpresojnë në një
të ardhme më të mirë ekonomike, Mitsotakis do të përpiqet që të realizojëshumicën e premtimeve të veta. Por nuk mjafton vetëm vullneti i tij. Mjaft prejobjektivave ambiciozë duhet të kalojnë barrierën e kufizimeve të vendosura ngakreditorët, që vazhdojnë të vlejnë, pavarësisht ndryshimit të qeverisë.Mitsotakis do të kërkojë të bindë kreditorët për nevojën e ndryshimit të disakushteve të rrepta. Mirëpo kreditorët insistojnë se kushtet janë tëpanegociueshme.Mitsotakis u ka dhënë gjithë ministrave nga një dosje blu. Sipas një shënimi që ai publikoi në rrjetin social Facebook, dosja përmban objektivat për çdo ministri deri në muajin dhjetor. Nga sot ndryshon tërësisht modeli i qeverisjes, shkroi Mitsotakis.
Tv Klan