Qeveria heq kreditë e buta për zyrtarët


Qeveria heq kreditë e buta për zyrtarët

15:49 05/02/2014 Eglantina GjermeniQeveria ka vendosur që zyrtarët e lartë të administratës të mos kenë të drejtë të përfitojnë kredi të buta strehimi. Grupi I auditit që ngriti qeveria pas dyshimeve në shpërndarjen e listës ss perfituesve, konstatoi se vetëm në vitin 2013 afro 150 përfitues janë nga administrata publike. Kjo për minsitren e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni , ka bërë që kjo mbështetje financiare nga shteti të mos shkojë aty ku duhet.

Minstria Gjermeni tha se fondi që kishin përfituar zyrtarët e lartë do të kalojë për kategorinë e të pastrehëve.

Në fund të vitit të kaluar, qeveria vendosi bllokimin e procedurave për strehim nëpërmjet kredive të buta pasi dyshonte për abuzime në listat e përfituesve.Nga ky vendim kanë ngelur të bllokuar një numër i madh familjesh që kanë përfituar kredinë, por nuk mund të vazhdojnë më tej procedurat.

 





Të ngjashme