Qeveria italiane merr edhe votëbesimin e Senatit


Qeveria italiane merr edhe votëbesimin e Senatit

17:57 14/12/2016

Një ditë pasi siguroi votëbesimin në Dhomën e deputetëve, qeveria e Paolo Gentilonit mori edhe besimin e Senatit. Me 169 vota pro, 99 kundër e asnjë abstenim kreu i ri i qeverisë kaloi edhe pengesën e fundit në Parlamentin italian. Në vitin 2014 qeveria e Mateo Renzit kishte marrë të njejtin numër votash pro në Senat, 169. Ndryshe nga votimi i së martës, Lëvizja 5 yjet  qëndroi në sallë, duke votuar kundër qeverisë. Senatorët e partisë së Beppe Grillos shpalosën pankarta ku i kujtonin italianëve se 20 milionë votat “Jo” në referendum. Siç e do tradita, kryemiministri italian mbajti fjalën përpara përfaqësusve, duke siguruar se kabineti i tij duhet të përmbushë reformat e viteve të fundit. Gentiloni sqaroi se politika italiane nuk është e dashuruar me vazhdimsinë, por sipas tij formimi i qeverisë është një shenjë e përgjegjshmërisë së partive që formojnë shumicën.

Të martën Dhoma e deputetëve votoi me 368 vota pro dhe 105 kundër qeverinë e re. Kryeministri Gentiloni bëri thirrje për ulje tensionesh si edhe theskoi se prioriteti i kabinetit të tij do të ishte ndërhyrja në zonat e goditura nga tërmeti.

Tv Klan






Të ngjashme