Qeveria japoneze, 1.6 mln Euro për Parkun e Divjakës
Klosi: Park me bimë japoneze në kullën e Divjakës
Qeveria japoneze do të investojë jo vetëm financiarisht, por edhe në ngritjen e kapaciteteve menaxhuese për Parkun Kombëtare Divjake-Karavasta.
Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi dhe përfaqësuesi rezident për Ballkanin, Takeiçi Jiro.
“Unë edhe ja kërkova këtë ambasadorit, përfaqësuesit të JICA-s në qoftë se duam ta ruajmë lagunën nga efektet natyrore duam padyshim të ndërhyjmë në kanalin që lidh lagunën me detin. Po ashtu me ambasadorin kemi rënë dakord edhe në prezencën e ministrit japonez të shtetit për Mjedisin, zotit Kjuçi, që të kemi investime japoneze qoftë edhe në transformimin e objekteve të turizmit në zonën e Divjakë Karavastasë, ku ndërtimi i një parku japonez me bimë unikale japoneze në kullën e Divjakës besoj se është një projekt që do të marrë jetë shumë shpejt”, tha Klosi.
Menaxhimi i këtij parku po përballet me sfida. Projekti ka një vlerë prej 1.62 mil euro dhe do të zgjasë 3 vjet.
Tv Klan