Qeveria jep para për familjen e fëmijës që humbi jetën në Kakavijë
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se qeveria do të ndihmojë me 500 mijë lekë të reja familjen e fëmijës që humbi jetën në aksidentin tragjik të së shtunës në Kakavijë. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë i shprehu ngushëllimet familjarëve të tij.
“Sot vendosëm që si qeveri të asistojmë familjen e të miturit që humbi tragjikisht jetën pasi i preu rrugën autoambulancës në Kakavi, me një shumë prej 500.000 lekësh të reja, duke i rishprehur dhe njëherë familjes ngushëllimet tona më të ndjera. Engjëlli i vogël u dhëntë forcë”, shkruan Rama në Twitter.
Një 10-vjeçar humbi jetën të shtunën në Kakavijë. Ai u përplas nga një ambulancë ndërkohë që po priste në radhë për të kaluar kufirin me Greqinë. /tvklan.al
Sot vendosëm që si qeveri të asistojmë familjen e të miturit që humbi tragjikisht jetën pasi i preu rrugën autoambulancës në Kakavi, me një shumë prej 500.000 lekësh të reja, duke i rishprehur dhe njëherë familjes ngushëllimet tona më të ndjera😢Engjëlli i vogël u dhëntë forcë🙏
— Edi Rama (@ediramaal) August 17, 2020