Qeveria lufton korrupsionin (13 Gusht 1998)
Qeveria i shpall luftë korrupsionit.Antikorrupsioni përfshin reformën administrative,kuadrin ligjor politikat ekonomike dhe kontrollin financiar.Qeveria përcaktoi mekanizmat dhe afatet të zbatimit të planit antikorrupsion.Brenda çdo ministrie do të ngrihen organizma të veçanta që do të godasin korrupsionin.
Një pjesë të veçantë të fjalës së tij zëvëndës Kryeministër Islami ia kushtoi gjendjes në Kosovë.Ai kërkoi unifikimin e faktorëve politikë në Kosovë.Shqipëria do të luftojë trafikun e armëve në kufi. Ofensiva Serbe po shoqërohet me shtimin e refugjatëve në kufi të veriut. Në këtë mbledhje Islami dënoi dhe aktet e terrorizmit.Qeveria miratoi gjithashtu dhe shpronësimet në tokat që përfshin korridori Veri-Jug dhe disa akse rrugore./tvklan.al
Gazetar : Roland Zili