Qeveria marrëveshje me minatorët – (24 Qershor 1999)


Qeveria marrëveshje me minatorët – (24 Qershor 1999)

17:47 24/06/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Pas arritjes së marrëveshjes më të fundit mes qeverisë dhe minatorëve, e cila nxori nga greva disa ditëshe këta punëtor të ngujuar bisedimet nuk rreshtin edhe pse kjo grevë përfundoi. Sindikata e minatorëve të rënë dakort në parim me plotësimin e kërkesave vazhdon të këmbëngul për realizimin në praktik të tyre.

Sot ky grup takohet dhe diskuton me Zv/ministrin e Ekonomisë dhe Privatizimit, Zv/ministrin e Punës, si dhe përfaqësues nga ministria e Financave dhe Pushtetit Lokal. Por pika që mbetet ende hallka e pa zgjidhshme është mbyllja apo jo e minierës. Nëqoftë se ajo do të mbyllet, shteti ju siguron 6 muaj deri në 1 vit rrogë dhe sigurime shoqërore atyre punonjësve që do të licensohen dhe do të punojnë në një pjesë të kësaj miniere që sjell rezultat duke gjetur vetë tregun e shitjes.

Ndërsa pjesa tjetër që mbetet e pa përfshirë në këtë shteti i siguron një vit rrogë dhe një vit asistencë. Ndërsa Ministria e Punës ofron nxitje punësimi. Sindikata kërkon dhe përfitimin e pensionit të parakohshëm e cila do të shkoj në parlament nga do të merret edhe zgjidhja përfundimtare./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme