Qeveria mblidhet në Elbasan për Ditën e Verës
Kryeministri do ta mbledhë qeverinë të martën dhe të mërkurën në Elbasan në vigjiljen e Ditës së Verës.
Pas mbledhjes që do të nisë në orën 12 të ditës së martë është parashikuar një dalje e Kryeministrit për të bërë publike vendimet e marra.
Gjate pasdites janë parashikuar dy aktivitete: Një ku do të prezantohet projekti i 100 fshatrave turistik dhe një bashkëbisedim per Platformën e Bashkëqeverisjes.
Paraditen e së mërkurës në datën 14 në axhendën e Këshillit të Ministrave është vendosur një aktivitet ku do të dorëzohet dhe certifikata e pronësisë për kishën Katolike të Elbasanit si dhe pjesëmarrje në panairin dhe festimet që organizohen nga bashkia e qytetit për Ditën e Verës.
Tv Klan