Qeveria me sytë nga bizneset vendase
Denaj: Të blejmë shqip, të rrisim konkurrencën në rajon
Qeveria shqiptare ka orientuar fokusin te bizneset vendase me qëllim nxitjen e konkurrueshmërisë së tyre në tregun vendas dhe atë rajonal.
Përse konsumatorët nuk blejnë shqip dhe përse produktet tona mungojnë në raftet e supermarketeve?
“Sot është aksesi në tregun lokal dhe objektivi sot është të diskutojmë çfarë e bën produktin shqiptar të mos gjendet në të gjithë formatin e tij në tregun lokal, pse nuk i gjejmë dot në supermarketet tona të gjitha produktet shqiptare”?
Një nga problemet kryesore të disa segmenteve, sidomos të prodhueseve të sektorit bujqësor, është aksesi në financim për të rritur linjat e prodhimit dhe teknologjinë.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë tha se buxheti për mbështetjen e bizneseve vendase me grante për të rritur prodhimin dhe teknologjinë do të rritet.
Nga ana tjetër, qeveria ka miratuar dy ligje të cilat heqin tatimin mbi vlerën e shtuar dhe tatimin mbi fitimin për bizneset e vogla, me qëllim lehtësimin e tyre nga kostot e të bërit biznes.
Tv Klan