Qeveria, Mesila Doda për grevën e TOB – (26 Janar 2000)


Qeveria, Mesila Doda për grevën e TOB – (26 Janar 2000)

14:24 26/01/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Mesila Doda, zëdhënësë e qeverisë:- Objekti i mbledhjes së qeverisë, ashtu siç shumë nga ju mund ta dinë, është lidhur me grevën e artistëve të Teatrit të Operas dhe Baletit. Qeveria shqiptare mori parasysh dhe diskutoi gjerësisht lidhur me këtë grevë dhe ashtu siç ka bërë të ditur edhe me një deklaratë të saj për shtyp, është e vendosur që të shkoj deri në fund në respekt të parimeve të Kushtetutës dhe të filozofisë së saj qeverisëse. Kështu konsolidimi i institucioneve është një qëllim parësor për qeverinë shqiptare dhe ajo do të vazhdoj të respektoj ligjet e shtetit. Unë duhet të rikonfirmojë edhe njëhërë vendosmërinë e qeverisë shqiptare për ti bërë ballë çdo lloj presioni që vjen nga secila palë, për të sjellë destabilizim në vend. Gjithashtu lidhur me rezultatet e kontrollit administrativ të ushtruar nga këshilli i ministrave, ky kontroll nuk gjeti asnjë shkelje abuzive në TOB, kështu pretendimet e grevistëve bien./tvklan.al






Të ngjashme