Qeveria Meta vendos shpërblime për policët – (4 Dhjetor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Një strategji e re do të ngrihet nga qeveria, vetëm për shpërblimet ndaj policisë. I pari që e pohoi këtë ishte vetë kryeministri Meta, pas vizitës që i bëri policit të plagosur në ngjarjet e Tropojës. Në fakt nuk është hera e parë që policët e lënduar shpërblehen qoftë stimuj material, por edhe moral. Ish-drejtori i policisë së Shkodrës Arben Zylyftari, përveç nderimit me tituj të lartë, familja e tij mori një shumë prej 4 milion lekësh të reja. Po kaq mori edhe familja e shefit të Briskut Ylvi Bengasi, i vrarë në Tropojë.
Sipas vendimeve të reja, që do të merren së shpejti, familjen e policit të vrarë do shpërblehet deri në 10 milion lekë. Ndërkohë e reja është se shpërblime të majme do të marrin edhe ata policë që plagosën, që shkon deri në 3 milion lekë të reja, si dhe ata policë që kryejnë deri në fund detyrën. Ngjarja e Tropojës mendohet të jetë edhe shkaku i këtyre shpërblimeve. Ndërkohë vrasja më e fundit në Tropojë, ajo ndaj Ylli Haklaj, e ka tensionuar dhe më situatën në rrethin e Tropojës./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj