Qeveria miraton dhënien me koncesion të Rrugës së Kombit, tarifë kush kalon


Qeveria miraton dhënien me koncesion të Rrugës së Kombit, tarifë kush kalon

10:30 15/12/2016

Qeveria shqiptare ka miratuar dje kontratën e dhënies me koncesion për përfundimin e Rrugës Durrës-Kukës-Morinë dhe mirëmbajtjen e saj. 

Pas vendimit të qeverise, pritet të vijoje procedura e zbatimit faktik. Fillimisht kompania duhet te paraqesë llogaritë bankare si dhe të garantojë mjetet teknike.

Ekspertet kanë parashikuar se zbatimi i kontratës do të nise rreth muajve korrik-shtator të vitit të ardhshëm, kohë kur të gjithë drejtuesit e mjeteve që do të kalojnë në Rrugën e Kombit do të fillojnë të paguaje tarifën përkatëse.

Për mjetet e vogla kjo tarife do të jetë 5 euro, kurse për autobusët dhe kamionët tarifa mund të arrijë deri në 10 euro.

Ndërsa për personat apo kompanitë që udhëtojnë me shpesh në këtë rrugë është vendosur dhe një sistem abonimi, që do të mundësojë qarkullimin e tyre kundrejt një tarife 40 euro në muaj. Për banoret e Kukësit, kalimi në Rrugën e Kombit do të jetë pa pagesë. /tvklan.al






Të ngjashme