Qeveria miraton fondet e reja (17 Gusht 2000)


Qeveria miraton fondet e reja (17 Gusht 2000)

12:27 17/08/2000

Qeveria do të miratojë disa fonde të cilat do të përdoren për ujësjellësa, kanalizime dhe rrugë urbane, kryesisht në veri, fshatrat e Tropojës, Kukësit, Hasit, Shkodrës dhe të tjerë. Nga ky fond do të përmirësohet dhe struktura në kalanë e Gjirokastrës ku do të zhvillohet Festivali Folklorik Kombëtar.

Qeveria ka miratuar sot dhe vendimin për prokurorimin e drejpërdrejtë për fondin e rikonstruktimit të urës në aksin rrugor Lushnje-Berat, ndërtimin e urës së Peshkatarit në aksin Tiranë-Elbasan dhe urës së Matit. Këshilli i Minsitrave ka miratuar sot masterplanin e visibilitetit për dhënien me koncesion të ndërtimit të terminalit të ri të pasagjerëve në Aeroportin e Rinasit.

Qeveria ka shtuar sot dhe fonde për Ministrinë e Kulturës dhe kryesisht për futbollin ku 2 milion lekë do t’i jepet ekipit të Besës për hyrjen në Kategorinë e Parë dhe 6 milion lekë për autobusin e Besëlidhjes dhe stadiumin e këtij qyteti.

Gjithashtu në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar dhe vendimi për financimin e zgjedhjeve lokale. Fondi prej 120 milion lekësh do të shërbejë për sigurimin e bazës materiale./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme