Qeveria miraton shpërblimet për Vitin e Ri
Në mbledhjen e përjavshme të qeverisë është vendosur që për festat e fundvitit pensionistëve t’iu jepet si pjesë e paketës së solidaritetit 50 USD. Po ashtu vetë kryeministri, Edi Rama në rrjetet sociale lajmëron se është gati çeku i bebeve që do të lindin nga 1 Janari i 2019.
Nisma e re e qeverise parashikon që për çdo fëmijë të parë të çdo familje do të ketë një çek prej 400 USD, 800 për të dytin dhe 1200 për fëmijët e tretë.
Rama:
Qeveria vendosi për pakon e Vitit të Ri për pensionistët (50USD)😊dhe çekun e bebeve të 2019 (400USD fëmija i parë – 800 i dyti – 1200 i treti)🤗Ka ende shumë nevoja e shumë më tepër duhet akoma për më të moshuarit e fëmijët, por çka po bëjmë 5 vjet më parë as mendoheshin.
/tvklan.al