Qeveria miraton tarifë të re për licensimin e karburanteve


Qeveria miraton tarifë të re për licensimin e karburanteve

16:35 19/04/2017

Të gjithë karburantet që funksionojnë në territorin e Bashkisë së Tiranës do të paguajë 30-fish më shumë për tarifën e rilicensimit, ndërsa për ata që ushtrojnë aktivitetin jashtë saj, tarifa do të rritet 10 herë më shumë.

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim, i cili detyron të gjitha pikat e karburantit në kryeqytet që të paguajnë 3 milionë lekë të rinj si tarifë për rinovimin e licencës, ndërsa ata në zona të tjera duhet të paguajnë 1 milion.

Kërkesa për këtë taksë është bërë nga pushteti vendor, ndërsa nisma ligjore është propozuar nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë. Një vit më parë, Gjykata Kushtetuese rrëzoi një vendim të ngjashëm të qeverisë, i cili bënte tarifën 5 milion për karburantet në Tiranë dhe 3 për ato në rrethe.

Shoqata e Hidrokarbureve thotë se pas këtij vendimi nuk do të marrë më asnjë nisëm për të ankimuar në kushtetuese rritjen e paargumentuar, por çdo kosto, shprehet ajo, do të transferohet te çmimi për qytetarët. Me hyrjen në fuqi çmimi do të rritet mesatarisht me 6 lekë për litër. Një muaj më parë Shoqata kishte kërcënuar qeverinë se nëse merrej një vendim i tillë do të ndërpriste furnizimin me naftë dhe benzinë si formë proteste.

Tv Klan






Të ngjashme