Qeveria nuk shkarkon dot Enkeleda Shehin


Qeveria nuk shkarkon dot Enkeleda Shehin

10:38 06/03/2017

Mazhoranca nuk ka siguruar dot votat për të shkarkuar drejtoren ekzekutive të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Mbledhja e Komisionit të Ekonomisë ka dështuar, pasi kanë munguar jo vetëm anëtarët e Partisë Demokratike por edhe ata të LSI, pjesë e koalicionit qeverisës. Kështu është vendosur shtyrja e kësaj mbledhjeje. 

Pas propozimit të bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për shkarkimin e drejtores ekzekutive të këtij institucioni, Enkeleda Shehi, edhe Komisioni i Ekonomisë ka mbështetur largimin e saj.

Përplasjet mes komisionit të ekonomisë dhe AMF-së gjatë vitit të fundit nuk kanë qenë të pakta, por motivi për shkarkimin e saj kulmoi pas një raporti që vetë bordi i Autoritetit dorëzoi në Kuvend, ku e akuzonte Shehin për presion, dhunë verbale dhe pengesë për zbatimin e vendimeve që merrte bordi drejtues./tvklan.al






Të ngjashme