Qeveria nuk tërhiqet nga shtyrja e Nëpunësit Civil
Qeveria nuk tërhiqet nga shtyrja e Nëpunësit Civil
Shpërndaje
15:39 07/02/2014Pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi aktin normative të ekzekutivit për nënpunësin civil, qeveria është e vendosur për të shtyrë deri në 1 Prill efektet e hyrjes në fuqi të ligjit. Dhe këtë, Ministrja për Administratën Publike, Milena Harito, thotë se qeveria do ta bëjë për mes amendimeve në ligjin e miratuar me konsensus në Maj të vitit të kaluar.Partia Demokratike, përmes kryetarit të grupit parlamentar, u shpreh kundër kësaj nisme.Ministrja për administratën publike thirri në një takim krerët e grupeve parlamentare. Partia Demokratike nuk mori pjesë, pasi e konsideron një taktikë të njëjtë me atë të ndjekur nga qeveria për miratimin e aktit normativ.Në mbledhjen e thirrur nga Ministrja Harito dhe Ministri për Parlamentin Celibashi, i pranishëm ishte edhe kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi.