Qeveria për thesarin (29 Prill 2000)


Qeveria për thesarin (29 Prill 2000)

15:12 29/04/1999

Kryeminstri Meta nëpërmjet zyrës së shtetit ka pranuar sot publikisht zhdukjen e monedhave të arit në vlerë 2.8 milion dollarë nga thesari i shtetit në Krrabë. Këtë grabitje opozita e ka denoncuar pak kohë më parë por atëherë qeveria e mohoi një fakt të tillë. Ndërkohë që dje u arrestuan tre punonjës të Ministrisë së Rendit personel i ruajtjes së këtij objekti, sot qeveria shqiptare njoftoi institucionet ndërkombëtare financiare.

Në një konferencë urgjente për shtyp, drejtori i informacionit pranë kryeministrit Thoma Gëllçi ka deklaruar:

“Kryeministri theksoi se duke qënë i ndërgjegjshëm për shqetësimin dhe seriozitetin e kësaj çeshtje janë informuar menjëherë institucionet ndërkombëtare financiare duke i siguruar ato për vendosmërinë në zbulimin e personave përgjegjës, marrjen e masave ndaj personave fajtorë dhe sidomos për forcimin e sigurimit të objekteve të kësaj natyre. Kryeministri theksoi se opinioni publik duhet të informohet në mënyrë transparente lidhur me gjithçka që ka të bëjë me këtë çeshtje dhe se organet kompetente të Prokurorisë së Përgjithshme, Ministrisë së Rendit dhe Shërbimit Informativ të Shtetit, duhet ta ndjekin atë me përgjegjshmëri në zbardhjen e plotë të saj.”

Qeverisë shqiptare përveç njoftimit të institucioneve kombëtare duhet të japë llogari jo vetëm për zhdukjen e rreth 3 milion dollarëve por dhe për faktin që diçka e tillë iu mbajt e fshehtë njerëzve edhe pse ishte denoncuar hapur nga Opozita./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme