12:17 13/01/2014Kryeministri Edi Rama tha sot se qeveria do të bëjë të mundur shlyerjen e të gjitha borxheve, eliminimin e vjedhjeve dhe humbjeve në sektorin e energjisë elektrike.Rama ishte i pranishëm në mbledhjen e Task Forcës për energjinë.Sipas Ramës, 91% e kontratave të konsumatorëve familjarë dhe afro 82% të bizneseve rezultojnë me borxhe ndaj CEZ Shpërndarjes.Kryeministri tha se Institucionet publike kanë borxh 5.5 mld lekë ndaj kompanisë së shpërndarjes duke i shtuar edhe institucionet jobuxhetore, borxhi arrin në 7.6 mld lekë.Kryeministri tha se detyra e task Forcës është që të koordinojë punën e të gjithë organizmave shtetërorë në mënyrë që humbja dhe vjedhjet të shënojnë një grafik në rënie.Rama shtoi se prokuroria dhe gjykata do të jenë në zbatim të ligjit dhe se do të ndëshkohen të gjithë abuzuesit