Qeveria rindërton shtëpinë në Shijak
Tre javë më parë në këtë banesë të rrënuar kryeministri Rama i bëri premtimin Hysen Zhupanit nga Shijaku se do t’ia rindërtonte shtëpinë ku jetonin 5 anëtarë.
Mëngjesin e së dielës është rikthyer për t’i dorëzuar çelësin më të riut të familjes.
Brenda një muaji filloi të vihej në zbatim projekti, për ta rikthyer ndërtesën e rrënuar në një ndërtesë me kushte bashkëkohore. Por ky nuk ishte i vetmi premtim i mbajtur. Një mesazh e pati për më të riun e familjes.
Kjo banesë e ndërtuar nga e para është pjesë e listës së gjatë që qeveria thotë se ka në proces ndërhyrjeje në të gjithë vendin.
Tv Klan