Qeveria rrit pagat për buxhetorët dhe pensionistët (31 Maj 2000)


Qeveria rrit pagat për buxhetorët dhe pensionistët (31 Maj 2000)

15:37 31/05/2000

Me 1 Qershor buxhetorët dhe pensionistët do të kenë rroga më të larta. Mësuesit, mjekët dhe të gjithë të punësuarit në Administratën Shtetërore do të përfitojnë një rritje rroge në masën 8 %. Pensionistëve do tu rritet paga mujore 10 %. Opozita e ka cilësuar këtë lëvizje të qeverisë si element të fushatës elektorale ndërsa drejtuesit e lartë të Ministrisë së Financave kanë deklaruar se rritja e rrogave nuk ka të bëjë aspak me fushatën e zgjedhjeve lokale.

Ajo ka qënë e parashikuar në buxhetin e vitit 2000 hartuar që në vitin e kaluar. Pas nënshkrimit të marrëveshjes me FMN-në disa ditë më parë qeveria premtoi se do të fokusohej në aspektet socialë të shqiptarëve. Pas rrogave nuk dihet nëse do të ketë rritje dhe të përkrahjeve sociale./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme