Qeveria: Shërbime të reja online


Qeveria: Shërbime të reja online

16:04 04/10/2017 https://youtu.be/beXJpon_gRw

Në frymën e thjeshtimit të procedurave për marrjen e shërbimeve, qeveria ka vendosur që disa shërbime të reja të mund të merren online.

Zv/Kryeministrja Senida Mesi lajmëron se këto shërbime mund të ofrohen nga “E-Albania” dhe qytetarët nuk do të kenë nevojë që të dorëzojnë çertifikata për të tërhequr dokumentet që ju nevojiten.

“Listës së shërbimeve të dokumenteve të reduktuara dhe të ofruara online në portalin “e-Albania” i shtohen edhe kopjet e kartelave ta pasurisë, kopjet e hartës kadastrale, vërtetimet e pronësisë. Barra e vërtetimit që është më e rëndësishmja i kalon punonjësve të administratës të cilët nëpërmjet portalit e-Albania i marrin me vete këto dokumente për nevojat e tyre duke çliruar tërësishst qytetarin”.

Kryeministri Rama ka premtuar gjatë fushatës elektorale se në këtë mandat të dytë do të reduktojë në maksimum dokumentacionin që iu kërkohet qytetarëve për të marrë shërbime në sportelet publike.

Tv Klan






Të ngjashme