Qeveria shqyrton akuzat e opozitës per listat e zgjedhësve – (25 Gusht 2000)


Qeveria shqyrton akuzat e opozitës per listat e zgjedhësve – (25 Gusht 2000)

22:28 25/08/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Qeveria në Shqipëri ka rënë dakord, që të shqyrtojë akuzat e opozitës për mungesa të mëdha në listat e zgjedhësve para zgjedhjeve lokale të 1 Tetorit. Por Ministri i Pushtetit Lokal Bashkim Fino ka thënë se deklarimet e opozitës, për mbetje jashtë listave të votimit, të rreth 500 mijë zgjedhësve shqiptarë janë absurde.  

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi numrin e përgjithshëm të zgjedhësve që është 2 milion e 335 mijë, por Partia Demokratike pretendon se qeveritarët kanë lënë jashtë tyre rreth gjysmë milion votuesish të tjerë dhe ka kërkuar përsëritjen e procesit të regjistrimit.

Kryetari i PD Sali Berisha ka këmbëngulur në këto shifra. Listat e shpallura do të verifikohen tani nga komisionet e qendrave të votimit./tvklan.al






Të ngjashme