Qeveria spanjolle hedh poshtë “deklaratën e heshtur të pavarësisë së Katalonjës”
Pas deklaratës së Presidentit të Katalonjës që mbështeste pavarësinë, ka reaguar ashpër Qeveria e Spanjës duke e cilësuar “shantazh për shtetin të transmetuar drejtpërdrejt në televizion”.
Madridi zyrtar thotë se kundërshton deklaratën e “heshtur” të pavarësisë së Katalonjës.
Gjatë fjalimit në Parlamentin e Barcelonës, Presidenti i Katalonjës u shpreh se do të zbatojë vullnetin e referendumit popullor për pavarësi, por kjo do të bëhet gjatë një procesi dialogu me Spanjën. Gazeta spanjolle “ABC”, duke ju referuar burimeve qeveritare, shkruan se deklarata e liderit katalanas Carles Puidgemont do të ketë “pasoja ligjore”.
Qeveria e Madridit kundërshton referendumin për pavarësi dhe thotë se është i paligjshëm pasi kërkesa ishte rrëzuar nga Gjykata. Edhe Bashkimi Europian e shtetet kryesore të unionit janë shprehur kundër referendumit për pavarësi të Katalonjës. /
tvklan.al