Qeveria teknike, vazhdojnë përplasjet mes partive
“Mollë sherri”, ministrja teknike Rashela Mizrahi
Në Qeverinë Teknike të Maqedonisë së Veriut, as edhe festat nuk kanë ndalë përplasjet mes ministrave dhe zëvendësve nga LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja.
Shkak do të bëhet një postim në rrjetet sociale ku aktivistë të LSDM-së i kanë rekomanduar Ministres së re teknike Rashela Mizrahit nga radhët e VMRO-DPMNE-së, që në vend të flamurit partiak, të fotografohet me Yllin e Davidit.
Kjo nga VMRO-ja është vlerësuar si sulm antisemitizmi.
“Aktivistja e të ashtuquajturës Revolucioni Laraman Vidana Boshkovska Micevska në stilin e Mersiha Smailoviqit e ka quyajtur VMRO-DPMNE-në parti fashiste, kurse Mizrahin një hebreje që bashkëpunon me nacistët. Nëj fjalim i këtillë në rrjetet sociale i ka pëlqyer këshilltarit të Zaevit Zoran Bojarovskit, i cili i paguar me para të popullit përkrah antisemitizmni dhe përhapjen e urrejtjes mes qytetarëve”.
Komentin e ka publikuar një këshilltare e LSDM-së e cila thekson se opozita plason lajme të rrejshme dhe se qëndrimi i saj është kundër shfrytëzimit të simboleve partiake nga ana e funksionarëve shtetëror. Socialdemokratët gjithashtu kanë ngritur edhe dyshime për kuadrot e VMRO-DPMNE-së në Qeverinë Teknike.
“Ministrja teknike e punës dhe politikës sociale Rashela Mizrahi pas dy ditëve në punë tregoi papërgjegjësi dhe demonstroi se nuk e njeh Ligjin e ri për mbrojtje sociale. Ajo nuk e di se kompetenca për dhënien e gjetjes dhe mendimit për nevojën për ndihmë dhe kujdes nga personi tjetër, në bazë të të cilit realizohet kompensimi në para”.
Qeverie teknike nën udhëheqjen e Kryeministrit Oliver Spasovski duhet t’i organizojë zgjedhjet të caktuara për më 12 prill të vitit 2020. Në këtë Qeveri, krahas ministrave të punëve të Brendshme dhe Punë e Politikë Sociale, VMRO-DPMNE ka edhe zëvendës në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, të Bujqësisë dhe atë të Financave.
Tv Klan