15:59 07/02/2014Qeveria e zbardhi më më fund se si do të përmbush premtimim e dhënë gjatë fushatës elektorale për uljen e çmimit të barnave. Vendimi i qeverisë i datës 5 shkurt ka përcaktuar qartësisht se farmacistëve do t’u ulet marzhi i tregtimit të barnave nga 29 në 25 %. Thënë më thjeshtë, do t’u ulet masa e fitimit për çdo ilaç të tregtuar, çka do të cojë edhe në uljen e çmimit të tyre.Por ky vendim është kundërshtuar nga farmacistët, të cilët paralajmeruan edhe mbyllje te farmacive ne shenje proteste. Por zëvëndës ministria e shëndetësisë thotë se nuk ka më kthim mbrapa.