Qeveria urdhër për prishjen e ndërtimeve në autostradë – (18 Shkurt 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Të gjitha ndërtimet e kryera buzë akseve rrugore kombëtare, që nuk i janë nënshtruar standardeve dhe rregullave ligjore, do të prishen. Ministria e Punëve Publike dhe ajo e Transporteve, kanë ngritur një grup specialistësh, për kontroll në autostradë. Përgjatë akseve kombëtare Durrës – Rrogozhinë dhe Fushë Krujë – Milot.
131 objekte janë identifikuar në të dyja anët e rrugës Rrogozhinë – Plepa dhe më pak në autostradën e porsa përfunduar Tiranë – Milot. Grupi i ngritur për këtë qëllim, pritet të bëjë faktike, mbrojtjen e këtyre segmenteve të rëndësishme, domosdoshmëri për të mbrojtur investimet në autostradat e reja, të cilat po rrethohen nga ndërtime që nuk i nënshtrohen asnjë kriteri urbanistik. Urdhri për kontroll dhe prishje e ndërtimeve të tilla është zbatimi mbi kodin rrugor./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti