Qeveria vendos mësimin në gjuhën greke nëpër shkollat shqipe (08 Janar 1999)


Qeveria vendos mësimin në gjuhën greke nëpër shkollat shqipe (08 Janar 1999)

10:58 08/01/1999

Qeveria vendos mësimin në gjuhën greke nëpër shkollat shqipe. Greqishtja do të futet si gjuhë e huaj në të gjitha shkollat shqiptare. Ndërkohë që hapet drita jeshile për arsimimin në gjuhën amtare të emigrantëve shqiptarë. Këto marrëveshje janë nënshkruar muaj më parë mes dy ministrave tanë, por vetëm dje është aprovuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Gjuha greke do të mësohet si një gjuhë e huaj fakultative në sistemin 8-vjeçar dhe atë të mesëm. Nuk do të jetë një gjuhë e detyruar. Gjatë vitit shkollor ’98-’99 mësonin 2615 fëmijë të pakicave greke e maqedonase, ku nga këta 1670 nxënës i përkasin minoritetit grek, të cilët zhvillojnë rregullisht mësimin në katër rrethe të vendit, Gjirokastër, Sarandë, Delvinë dhe Përmet.

Ndërkohë që në Universitetet e Gjirokastrës dhe Tiranës funksionojnë departamentet e mësimit të gjuhës greke ashtu si dhe në Universitetin e Janinës që mësohet gjuha shqipe./tvklan.al






Të ngjashme