15:47 04/05/2014Në më pak se tre javë nga deklarata e Zv/Ministrit të Mbrojtjes Dritan Hila, qeveria vendosi të betonizojë aeroportin e Gjadrit, edhe pse në mënyrë të vazhdueshme eksponentë ta lartë të saj kanë mohuar mundësinë e përdorimit të infrastrukturës së ushtrisë për transport të lëndëve narkotike.Vetë ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli tha në parlament se nuk ka asnjë provë që të vërtetojë dyshimet e opozitës, të ngritura nga një informacion i Shërbimeve Inteligjente, të cilin e dispononte edhe vetë ajo, siç u vërtetua më vonë.Ndërsa numri dy i ministrive, pak orë pas kësaj deklarate, u detyrua të pranojë gjatë një ndërhyrje në emisionin opionion, se avionet e vegjël edhe mund të uleshin në Gjadër.Këtë kakofoni deklaratash, nëse janë ulur apo jo avione që transportojnë drogë në pistën e bazës ushtarake të Gjadrit, Ministria e Mbrojtjes duket se e sqaroi dje. Me vendosjen e blloqeve të betonit ministria pranoi indirekt se është e mundur që kjo pistë të përdoret edhe për këtë qëllim. U pranua gjithashtu po indirekt se radarët ushtarakë për të cilët është folur këto ditë se monitorojnë hapësirën shqiptare nën 3 mijë metra lartësi, nuk janë të mjaftueshëm. Opozita, teksa pyeste publikisht ministren e mbrojtjes nëse kishte informacion se infrastruktura ushtarake ishte përdorur për trafik droge, i drejtonte edhe pyetjen se çfarë kishte bërë ajo si reagim ndaj këtij informacioni.Tv Klan