Qeveritarët ndeshje në stadium (27 Janar 1999)


Qeveritarët ndeshje në stadium (27 Janar 1999)

11:47 27/01/1999

Kanë braktisur mbledhjen e kryesisë së partisë dhe i janë drejtuar fushës së futbollit. Tre anëtarët më të lartë të Partisë Socialiste Bashkim Fino, Kastriot Islami, Erjon Braçe dhe Zëvëndëskryeministri Ilir Meta kanë lënë mënjanë kostumet dhe kanë veshur bluzat sportive.

Ndeshja e ditës së shtunë ka detyruar politikanët të lënë për pak kohë impenjimet e tyre politike dhe të përgatitën me goditjet në portë. Bashkë me Finon nuk heq dorë nga bluza e tij me numrin 10 dhe gotidjet me kokë janë preferenca e tij. Ndërsa Kastriot Islami duket se armën e tij të fortë e ka me të djathtën.

Zëvëndëskryemisnitri Meta i lodhur nga impenjimet e tij të shumta polite, duket në formën të mirë sportive. Por dhe ndërkohë që stërvitet, probëemet e qeverisë e detyrojnë atë t’a lërë për pak kohë stërvitjen. Akoma nuk dihet se cilët do të jenë vendet që ata të mbulojnë por duket se janë më të përgatitur dhe më të gatshëm se pjesa tjetër. Ndeshja pozitë-opozitë që do të zhvillohet të shtunën në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” është menduar në formën e një spektakli./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj






Të ngjashme