“Qindra kilometra regjistrime për Ramën, Gjushin e të tjerë”


“Qindra kilometra regjistrime për Ramën, Gjushin e të tjerë”

14:10 22/10/2018

Për ish-Kryeministrin Sali Berisha, pas operacionit policor që çoi në arrestimin e anëtarëve të familjes Avdylaj dhe ish-deputetit Arben Ndoka, qëndrojnë agjencitë ligjzbatuese gjermane e italiane. Në një reagim në rrjetet sociale, Berisha thotë se pikërisht këto agjenci,

‘shkatërruan bandën e partisë siçiliste dhe të Noriegës

‘.

“Agjencitë e zbatimit të ligjit të Gjermanisë dhe Italisë goditën bandën e famshme elektorale të qeverisë, Avdylaj, klanin kriminal Ndoka të Lezhës të lidhur ngushtë me Ramën, Gjushin, dy ministrat e Gjushit në narkokabinetin Rama, ndrikull Nikollën e deputetin Ndreu, si dhe 18 narkokomisarë, narkooficerë policie etj, etj”.

Më tej, ish-Kryeministri shprehet se në dosjet e ardhura nga Italia e Gjermani ka me qindra kilometra regjistrime për Kryeministrin Rama, kreun e Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, për ministra, deputetë e të tjerë.

“Në dosjet e ardhura nga Italia dhe Gjermania ka qindra kilometra regjistrime bisedash që provojnë lidhjet kokë e këmbë me bandën e famoze të trafikut të drogës Avdylaj dhe narkoklanin Ndokaj të vetë Noriegës, Gjushit, dy ministrave të Gjushit në narkokabinetin Rama, ndrikull Nikollës, deputetit Ndreu, si dhe 18 narkokomisarëve dhe narkopolicevë të narkopolicisë”.

Në reagimin e tij, Berisha dënon dekonspirimet e këtyre operacioneve, ashtu sikurse mbrojtjen që po i bëhet sipas tij, kupolës politike të klaneve të goditura dhe lidhjet e tyre në nivele të larta.

“Duke shprehur mirënjohjen për të gjithë ndihmën e çmuar të agjencive të vendeve partnere dhe dënuar me forcë dekonspirimet e këtyre operacioneve nga narkokomisarë dhe narkoqeveritarë, dënoj gjithashtu mbrojtjen që po i behët kupolës politike të klaneve të goditura dhe lidhjeve të tyre me nivelet më të larta të politikës”./tvklan.al






Të ngjashme