Qindra viktima gjatë 24 orëve të fundit në Itali
454 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Itali. Është ky bilanci i datës 20 Prill, ku ndër të tjera janë regjistruar edhe 2 256 raste të reja.
Sipas mediave italiane gjatë orëve të fundit ka pasur një numër të lartë të shëruarish. 1 822 janë raportuar se kanë kaluar sëmundjen.
Numri total i personave që kanë humbur jetën për shkak të Covid-19 në Itali ka shkuar në 24 114. Në total janë raportuar 181 228 raste.
Nga këto 108 000 vazhdojnë të jenë raste aktive, ndërsa prej tyre 2 573 janë në gjendje të rëndë shëndetësore./tvklan.al