Qindra viktima nga uragani Matthew në Karaibe


Qindra viktima nga uragani Matthew në Karaibe

21:31 07/10/2016

Rritet nga ora në orë bilanci i viktimave nga Uragani Mathew. Zyrtarisht njoftohen për më shumë se 400 të vdekur, por mediat amerikane raportojnë se numri viktimave është të paktën 572. Matthew, stuhia më e fuqishme që ka goditur ishujt Karaibe në dekadën e fundit, ka rrafshuar disa qytete në Haiti.

Në jug të vendit, të paktën 30 mijë shtëpi janë shkatërruar.

Uragani po i afrohet Floridës, ku sipas parashikimeve pritet të shkaktojë dëme të shumta. Guvernatori i Floridës ka bërë thirrje që banorët të mos mendojnë për shtëpitë dhe sendet e tyre, por për jetën.

Autoritetet vendase thanë se intensiteti i uraganit është në rënie, por gjithësesi bënë thirrje që gjendja të mbetet alarmante pasi Matheë mund të fuqizohet nga çasti në çast. Qëndra Kombëtare e Uraganëve në SHBA, lajmëroi se era pritet të arrijë në 193km/h, ç’ka e klasifikon urganin si stuhi të kategorisë së tretë.

Përmes një telegrami, dhimbjen për jetët e humbura e shprehu edhe Papa Françesku, i cili tha se ndjehet pranë atyrë që janë goditur nga stuhia.

Tv Klan






Të ngjashme