Qiprioti e akuzoi për vjedhje, shqiptari mori të vëllanë e mblodhi “bandën” për ta “sqaruar”

78χρονος πεζός είναι το νέο θύμα της ασφάλτου στην Πάφο, ο οποίος εγκαταλείφθηκε από οδηγό διερχόμενου οχήματος.

Qiprioti e akuzoi për vjedhje, shqiptari mori të vëllanë e mblodhi “bandën” për ta “sqaruar”

14:20 09/04/2017

Besohet se 4 persona janë përfshirë në një vrasje në tentativë dhe u mbajtën në paraburgim për 8 ditë, ndërkohë 3 të tjerë janë në kërkim nga policia.

Sipas një raporti të policisë, 4 burrat, një 37-vjeçar shqiptar, vëllai i tij 32-vjeçar, një gjeorgjian 26-vjeçar dhe një greko-qipriot 39-vjeç, janë përfshirë në një atentat kundër një 50-vjeçari britaniko-qipriot dhe mikut të tij në Limasol.

50-vjeçari, me banim në Nikosia, i tha policisë se të martën mbrëma ai kishte lënë një takim me shqiptarin, i cili kishte dallime financiare.

Ai tha se e kishte pritur 37-vjeçarin në shtëpinë e tij në Nikosia në të kaluarën dhe për këtë arsye dyshon se ai ka qenë i përfshirë në vjedhjen e shtëpisë së tij disa javë më parë, pavarësisht se shqiptari kishte mohuar gjithçka.

Sipas tij qëllimi i takimit ishte premtimi që i kishte bërë 37-vjeçari për të ndërmjetësuar kthimin e pasurisë së vjedhur nga shtëpia e tij.

Të hënën, shqiptari sëbashku me vëllain e tij dhe gjeorgjianin, vizituan 50-vjeçarin dhe i thanë atij se mund të merrte disa nga gjërat e vjedhura, në veçanti, 3 telefona celularë.

Ata kishin vendosur të takoheshin në Limasol të enjten në mënyrë që shqiptari të mund t’i dorëzonte telefonat.

Por pas mbërritjes në vendtakim me makinë i shoqëruar nga një mik i tij, 50-vjeçari tha se e kishte parë 37-vjeçarin të zbriste nga makina me katër individë të tjerë.

Kur ai refuzoi të dilte nga makina e tij, 37-vjeçari nxori pistoletën dhe e qëlloi atë në derën e shoferit.

Të dy burrat u largua nga vendngjarja të palënduar.

Më pas, vëllai 32-vjeçar i shqiptarit e kishte marrë qipriotin në telefon dhe i kishte kërkuar 1100 €, pasi i tha se kishte marrë vesh se i kishte kërkuar disa personave të rrezikshëm t’i vinin bombë makinës të së vëllait të tij.

Të premten, policia arrestoi 37-vjeçarin, ndërsa nga hetimi mbetën të arrestuar 3 persona të tjerë të përfshirë.

Gjatë hetimeve, policia gjeti një pistoletë të mbushur, e cila ishte konfiskuar si dëshmi.

Edhe pse 37-vjeçari pranon se ka qenë në vendin e ngjarjes dhe kishte me vete pistoletën, e mohon se ka shtirë me të edhe pse makina ka një vrimë plumbi që përputhet me historinë e 50-vjeçarit.

Shqiptari pretendon ta ketë marrë atë nga një bullgar.

Vëllai i tij mohoi çdo përfshirje, ndërsa hetimi i mëtejshëm zbuloi se ai është në Qipro në mënyrë të paligjshme sepse ishte dëbuar më parë dhe i është mohuar rihyrja që nga 2 prilli i vitit 2015.

Policia po kërkon për bullgarin i cili dyshohet se i kishte dhënë pistoletën shqiptarit./tvklan.al






Të ngjashme