Qitësit kërkojnë një poligon


Qitësit kërkojnë një poligon

15:59 05/10/2021

Federata: Nuk mund të investojmë vetë, s’kemi buxhet

Në Shqipëri dikur numëronim medaljet ndërkombëtarë në sportin e qitjes, ku nuk mungonin edhe ato kontinentale. Sot ky sport nuk po sjell më të njëjtën lavdi. Në vendin tonë mund të zhvillohen gara vetëm në këtë poligon që është i klubit Studenti. Presidenti i kësaj federate, Stefan Rrufa pret që të ketë një vend më të përshtatshëm.

“Ky është poligoni më i mirë që kemi në Shqipëri. Në rrethe kemi poligone më të vegjël ku kryen stërvitje. Do ishte mirë që të kishim një sallë që të zhvillonim gara, deri kampionate Ballkanike. Nuk mund të investojmë në objektet sportive, pasi nuk kemi buxhet. Kjo bëhet në partneritet me pushtetin lokal. Më është premtuar nga Kryetari i Bashkisë për rinovimin e poligonit të Klubit Tirana”.

Në Federatën Shqiptare të Qitjes Sportive janë të anëtarësuar rreth 150 garues. Kushtet ku përgatiten nuk i ndihmojë shumë thotë Alessio Shehu i Flamurtarit.

“Kushtet janë pak të vështira si shumica e sporteve në Shqipëri, por me përmirësimin e tyre mund të kemi rezultate më të mira”.

Këtë vit federata shtoi edhe kampionatin e të rinjve për të tërhequr më shumë sportistë në këtë disiplinë.

Tv Klan






Të ngjashme